Për: Paketën e aplikimit për Thirrjen e Hapur “për hartimin dhe zbatimin e tureve virtuale në sitet kulturore”, të çelur në 1 Tetor 2020.

Qëllimi i këtij corrigendumështë publikimi i korrigjimit në paketën e Aplikimit dhe në formularin e Aplikimit.

Ndryshimi i parë është në Formularin e Aplikimit në gjuhën Shqipe në faqen 7, seksioni “Plani Financiar”. Teksti i korrigjuar në tabelën e buxhetit nën “Shuma e kërkuar nga SCFA” tani lexon si vijon: “Shuma maksimale deri në 2,200,000 Lek” në përputhje me qëllimin tonë, siç është shprehur edhe përmes Dokumentit tonë të Udhëzimeve të Aplikimit faqe 2, paragrafi “Çfarë lloji e shpenzimeve janë të rimbursueshme? ” i cili gjithashtu lexon: “Kërkesa maksimale për grante të SCFA është 2,200,000 LEK.”

Ndryshimi i dytë është në afatin e aplikimeve, i cili do të zgjatet nga 15 tetor në 22 tetor.

 

Ne dëshirojmë t’ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar.

Data e publikimit: 1 tetor 2020

afati i aplikimeve: 15 tetor 24:00 CET

afati i aplikimeve: 22 tetor 24:00 CET

kontakt: [email protected]

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri publikon thirrjen e hapur për konceptimin dhe realizimin e toureve virtuale të siteve kulturore.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë, ju mirëpresim të shkarkoni  Paketën tonë të aplikimit.

Dëshirojmë t’ju kujtojmë që të lexoni me kujdes udhëzimet përpara se të aplikoni.

Në rast pasigurie, ju lutemi të na dërgoni pyetjet tuaja në email deri në datën 10 Tetor.Përgjigjet e të gjitha pyetjeve të dorëzuara do të publikohen së bashku brenda datës 12 Tetor 2020.

Jeni të lutur të vini re që, në kuadër të rregulloreve të SCFA, nuk do të merrni përgjigje private në email përpara kësaj date.

Në vijim të thirrjes së gjashtë të granteve lokale dhe thirrjes së tretë të granteve rajonale të Fondit Kulturor Zviceran në Shqipëri, në vijim po paraqesim projektet e përzgjedhur për mbështetje.

Shfrytëzojmë mundësinë për të falënderuar çdo aplikues për kohën, energjinë, përfshirjen dhe interesin! E mirëpresim dhe e inkurajojmë secilin prej jush për të aplikuar në thirrjet tona të ardhshme.

Thirrja e 6-të e granteve lokale

Aplikues: Arbi Allushi

Projekti: Youth Free Zone

Tema: Sfidë me Status Quo-në

Kohëzgjatja e zbatimit: 45 ditë


Aplikues: Bianti Kuko

Projekti: Earth Gap

Tema: Fokus tek mjedisi

Kohëzgjatja e zbatimit: 62 ditë


Aplikues: Jonida Sela

Projekti: Arapët e Polenës

Tema: Trashëgimi kulturore

Kohëzgjatja e zbatimit: 50 ditë


Aplikues: Neraida Cukali

Projekti: Vices of Communism

Tema: Histori nga kujtesa kolektive

Kohëzgjatja e zbatimit: 105 ditë

Thirrja 3-të e granteve rajonale

Aplikues: Code Partners

Projekti: Muzika përtej të gjithë kufijve – narracione të reja për një Ballkan melodioz

Granti: Grant rajonal për hartimin dhe zbatimin e një rezidence artistike

Kohëzgjatja e zbatimit : 120 Ditë

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri dëshiron të njoftojë aplikuesit e Thirrjes së Gjashtë të Granteve Lokale dhe Thirrjes së Tretë të Granteve Rajonale mbi një vonesë në publikimin e fituesve.

Rezultatet e të dy thirrjeve pritet të publikohen në mes të muajit Maj.

Dëshirojmë t’ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin.

DATA E PUBLIKIMIT: 23 Janar 2020

AFATI PËR APLIKIME: 1 Prill 2020

KONTAKT: [email protected]

Në kontekstin e fuqizimit të dialogut ndërkufitar dhe forcimit të mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet artit në Ballkanin Perëndimor, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri fton organizatat kulturore vendase dhe rajonale të paraqesin propozime për hartimin dhe zbatimin e një Programi Rezidence Artistike që mbështet këtë aspekt.

Misioni i fondit është që të bashkojë një grup artistësh të talentuar nga përvoja dhe vende të ndryshme të rajonit dhe t’u ofrojë atyre hapësirën, kohën dhe kontekstin për të prodhuar vepra arti, që eksplorojnë dhe analizojnë marrëdhëniet dhe bashkëjetesën, pavarësisht mospërputhjes politike.

Aplikimet janë të mirëpritura nga organizata kulturore nga Shqipëria ose rajoni, me përvojë të dëshmuar në organizimin, menaxhimin ose të qenit partner në programe të mëparshme rezidence artistike.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, jeni të lutur të lexoni me kujdes udhëzimet e aplikimit përpara se të dorëzoni propozimin tuaj.

Në rast pasigurish, jeni të lutur të dërgoni pyetjet tuaj brenda datës 20 Mars 2020 në [email protected].

DATA E ÇELJES: 23 Janar 2020

AFATI PËR APLIKIME: 1 Prill 2020 24:00 CET

KONTAKT: [email protected]

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri shpall thirrjen e gjashtë për aplikime për grante lokale. Propozimet duhet të adresojnë një nga tematikat e mëposhtme:

Kulturë jashtë kryeqytetit.

Qasja në kulturë është parë shpesh si një privilegj i njerëzve që jetojnë në kryeqytet. Kjo ndikon tek artistët audiencat ne qyteteve të tjera. Në terma afatgjata, centralizimi i skenës kulturore mund të kontribuojë në një zhvillim të pabarabartë. Duke mbështetur projekte kulturore jashtë Tiranës, Fondi Kulturor Zviceran (SCFA) synon të kontribuojë në decentralizimin e skenës kulturore.

Kjo tematikë është e hapur për propozime të projekteve artistike dhe kulturore që zhvillohen në qytete, qyteteza ose atraksione natyrore jashtë Tiranës.

Fokus tek mjedisi

Artistët si qytetarë aktivë dhe organizatat kulturore kanë fuqinë për të promovuar ndryshime pozitive për çështje kritike, siç është mjedisi.
Megjithatë angazhimi i tyre është i ndërlidhur me kufizime logjistike dhe mungesë burimesh.
Duke mbështetur projekte kulturore me fokus mjedisin, SCFA synon të nxisë artistët të përfshihen në aktivizëm kulturor, me një impakt përtej kulturës.

Kjo tematikë është e hapur për propozime të projekteve artistike dhe kulturore që përdorin artin dhe kulturën si mjet për të adresuar çështjet mjedisore.

Sfidë me status-kuo-në

Në shoqëritë demokratike, gjatë historisë, artistët kanë ngritur zërin dhe shpesh janë dëgjuar për domosdoshmërinë e ndryshimit shoqëror.
Ndryshimi shoqëror ka nevojë për imagjinatë dhe asgjë më mirë se artet dhe kultura nuk mund ta pasurojnë këtë imagjinatë.

Duke marrë parasysh që arti dhe kultura tërheqin dhe frymëzojnë audiencë të gjerë, SCFA synon të mbështesë projekte me impakt potencial përtej sektorit kulturor.

Kjo temë e thirrjes është e hapur për propozime të projekteve artistike dhe kulturore që përdorin artin dhe kulturën si mjet për të ngritur pyetje dhe mendim kritik për çështje që lidhen me demokracinë, aktivizmin, lirinë e fjalës dhe drejtësinë sociale.

Histori nga kujtesa kolektive

Kultura shqiptare është përballur me ndryshime të mëdha përgjatë tridhjetë viteve të fundit. Sidoqoftë, në vend që të veprojë si një proces i pasurimit kulturor, ky ndryshim është parë nga shumë thjesht si një zëvendësim kulturor.
Kjo ndjenjë e zëvendësimit është shpesh burimi i keqkuptimit dhe alienimit midis gjeneratave të reja dhe të mëparshme.

Duke mbështetur projekte që fokusohen në kujtesën kolektive, ne synojmë të ndërtojmë ura që tejkalojnë hendekun e brezave dhe promovojnë idealet e përbashkëta rinore dhe vazhdimësinë kulturore.
Duke mbështetur projekte rreth kësaj teme, SCFA synon të motivojë artistët shqiptarë të gërmojnë më thellë në jetën shqiptare dhe të nxjerrin në sipërfaqe një sërë tregimesh origjinale nga e kaluara jonë.

Kjo tematikë është e hapur për propozime projektesh artistike dhe kulturore që eksplorojnë aspekte intriguese të jetës përgjatë historisë së re shqiptare nëpërmjet dëshmive të dorës së parë.

Dizajn Shqiptar

Dizajni është ndër sektorët më të frytshëm të ekonomisë me ndikim te individët dhe biznesi i vogël. Ndërsa Shqipëria ka një gjeneratë të re të dizenjuesve të talentuar të grafikës, modës, arkitekturës dhe interierit, puna e tyre zorr se promovohet përtej mundësive të tyre personale.
Duke mbështetur projekte rreth kësaj teme, SCFA synon të mundësojë që dizenjuesit e rinj shqiptarë të përparojnë aftësitë e tyre, pa ndërhyrje dhe kufizime të investitorëve dhe të promovojnë punën e tyre në forma të prekshme.

Kjo tematikë e thirrjes është e hapur për propozime projektesh dizajni që kanë në qendër dizenjues të rinj shqiptarë, si hallka kryesore e prodhimit.

Trashëgimi kulturore

Kjo tematikë e thirrjes është e hapur për propozime të projekteve kulturore që hulumtojnë dhe dokumentojnë mjetet e punës të përdorura në zejet tradicionale shqiptare, thurjen e pëlhurave, qepjen e rrobave, bujqësinë dhe praktikat e prodhimit të ushqimit.

Ju do të gjeni Formularin dhe Udhëzimet e aplikimit brenda Paketës së Aplikimit

Jeni të lutur të lexoni me kujdes udhëzimet përpara se të plotësoni formularin tuaj të aplikimit.

Në rast paqartësish, jeni të lutur të dërgoni pyetjet tuaja brenda datës 20 Mars 2020 ora 12:00 në [email protected] përpara se të dorëzoni formularin tuaj të aplikimit.

Në vijim të thirrjes së pestë të granteve lokale dhe thirrjes së dytë të granteve rajonale të Fondit Kulturor Zviceran në Shqipëri, në vijim po paraqesim projektet e përzgjedhur për mbështetje.

Shfrytëzojmë mundësinë për të falënderuar çdo aplikues për kohën, energjinë, përfshirjen dhe interesin! E mirëpresim dhe e inkurajojmë secilin prej jush për të aplikuar në thirrjet tona të ardhshme.

Thirrja e 5-të e granteve lokale: Punëtori e produksionit muzikor

Individi/Organizata: Herta Basha

Granti: Grant lokal për konceptimin dhe zhvillimin e një punëtorie për produksionin muzikor

Kohëzgjatja e zbatimit : 1 muaj

Përshkrimi:

Punëtori e regjistrimit të muzikës në studio, që konsiston në teori mbi regjistrimin, performancën, harmonitë – me fokus në muzikën rok – si dhe në praktikë në studio regjistrimi për një grup muzikantësh të rinj. Punëtoria do të drejtohet nga muzikanti Bojken Lako dhe një ekip mbështetës.

Thirrja e 2-të e granteve rajonale: Program Rezidence Artistike

Individi/Organizata: Zeta Center

Granti: Grant rajonal për konceptimin dhe zbatimin e një programi të rezidencës artistike

Kohëzgjatja e zbatimit : 90 Ditë

Përshkrimi:

Program rezidence artistike në Tiranë në fushën e arteve pamore. Artistët pjesëmarrës do të ftohen nëpërmjet organizatave partnere të konfirmuara nga rajoni dhe do të përzgjidhen nga një grup prej 16 kandidatësh të propozuar. Folës të ndryshëm nga temat përkatëse do të prezantojnë ligjërata, punët e tyre dhe diskutime.

Programi do të zgjasë katër javë. Me kërkim gjatë javës së parë, planifikim dhe punë gjatë javës së dytë dhe të tretë dhe përgatitje të ekspozitës në javën e fundit.

Ekspozita finale në Zeta Galeri në Bllok do të qëndrojë e hapur për dy javë.

 

DATA E PUBLIKIMIT: 2 Gusht 2019

AFATI PËR APLIKIME: 30 Shtator 2019

AFATI I ZGJATUR: 15 Tetor 2019

KONTAKT: [email protected]

Muzika është një formë e ndërlikuar e artit. Si e tillë, ajo sjell sfida logjistike. Për artistët e rinj në Shqipëri, këto sfida mund të bëhen pengesë, duke i dekurajuar ata nga hulumtimi i talentit dhe aftësive të tyre.

Edhe pse institucionet arsimore publike dhe private ofrojnë një farë infrastrukture, ka mungesë të një atmosfere bashkëpunimi të pavarur, në të cilën artistët e rinj dhe në zhvillim të mund të punojnë, bashkëpunojnë dhe të prodhojnë së bashku.

Nëse muzika me vlera të larta artistike mbështetet, ajo mund të ndikojë mbi shoqërinë dhe të krijojë mundësi zhvillimi.
Në Shqipëri ekziston një numër i konsiderueshëm artistësh të rinj dhe premtues në zhanret e rokut, xhazit, muzikës alternative dhe asaj elektronike.

Ndaj, për të mbështetur krijimtarinë mes muzikantëve të rinj, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri, fton organizatat e sektorit të kulturës, që të paraqesin propozime për një punëtori të produksionit muzikor (PPM), përmes së cilës, një grup muzikantësh të rinj të mund të krijojnë dhe të eksplorojnë kreativitetin e tyre me ndihmën e logjistikës dhe mbikqyrjes së kualifikuar.

Aplikimet janë të mirëpritura nga organizatat kulturore me përvojë të dëshmuar në këtë fushë.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, jeni të lutur të lexoni me kujdes udhëzimet e aplikimit përpara se të dorëzoni propozimin tuaj.