DATA E PUBLIKIMIT: 2 Gusht 2019

AFATI PËR APLIKIME: 30 Shtator 2019

AFATI I ZGJATUR: 15 Tetor 2019

KONTAKT: [email protected]

Në kontekstin e fuqizimit të dialogut ndërkufitar dhe forcimit të mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet artit në Ballkanin Perëndimor, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri fton organizatat kulturore vendase dhe rajonale të paraqesin propozime për hartimin dhe zbatimin e një Programi Rezidence Artistike që mbështet këtë aspekt.

Misioni i fondit është që të bashkojë një grup artistësh të talentuar nga përvoja dhe vende të ndryshme të rajonit dhe t’u ofrojë atyre hapësirën, kohën dhe kontekstin për të prodhuar vepra arti, që eksplorojnë dhe analizojnë marrëdhëniet dhe bashkëjetesën, pavarësisht mospërputhjes politike.

Aplikimet janë të mirëpritura nga organizata kulturore nga Shqipëria ose rajoni, me përvojë të dëshmuar në organizimin, menaxhimin ose të qenit partner në programe të mëparshme rezidence artistike.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, jeni të lutur të lexoni me kujdes udhëzimet e aplikimit përpara se të dorëzoni propozimin tuaj.

Në rast pasigurish, jeni të lutur të dërgoni pyetjet tuaj brenda datës 10 Tetor 2019 ora 24:00 në [email protected].

Në vijim të thirrjes së katërt për grante lokale të Fondit Kulturor Zviceran në Shqipëri, shpallim projektet e përzgjedhur për financim, si më poshtë.

Edhe njëherë do të dëshironim të falënderonim të gjithë aplikuesit!

1. Zëri i një libri

Individi/Organizata: Orbis

Tema e Interesit: Letërsi

Kohëzgjatja e Zbatimit: 3 Muaj | 15 Shtator- 15 Dhjetor 2019

Përshkrimi:

Audio-libër i librit “Rrno vetëm për me Tregue” nga At’ Zef Pllumi. At Zef Pllumi ka qenë një nga shumë klerikët e përndjekur, të torturuar dhe të burgosur nga sistemi komunist, si pjesë e luftës kundër besimit fetar. Ai kaloi pjesën më të madhe të viteve të tij në burgje dhe kampe të ndryshme internimi, nëpër Shqipëri. Puna e tij me tre vëllime është një dokumentim i pasur i vuajtjes që të burgosurit politikë kaluan mes fundit të viteve 40 dhe fillimit të viteve 90

 

2. Kostoja e ekocidit të pyjeve në Shqipëri

Individi/Organizata: Ajet Rira

Tema e Interesit: Photography

Kohëzgjatja e Zbatimit : 110 Ditë| 08 Korrik – 30 Tetor 2019

Përshkrimi:

Projekt fotografik dokumentar mbi 25 vite shpyllëzim në parkun kombëtar të Lurës.

3. PreservingAlbania

Individi/Organizata: Jora Kasapi

Tema e interesit: Trashëgimi Kulturore

Kohëzgjatja e zbatimit: 120 Ditë | 10 Korrik – 10 Nëntor 2019

Përshkrimi:

Projekt kërkimi, dokumentimi dhe hartëzimi (mapping), që promovon arkitekturën vernakulare të banesave shqiptare në zonat rurale dhe urbane.

4. “Waiting Room” performancë dansi bashkëkohor

Individi/Organizata: Rosella Pellicciotti

Tema e interesit: Arte performimi

Kohëzgjatja e Zbatimit : 120 Ditë | 1 Gusht – 30 Nëntor 2019

Description:

Projekt dansi bashkëkohor dhe dans-deatri mes Rosella Pellicciotti, Robert M.Hayden (koreograf) dhe Bledi Boraku (muzikant), fokusuar mbi temën e pritjes dhe humbjes së kohës.

5. “Squeezing Life”

Individi/Organizata: Lediona Kasapi

Tema e Interesit: Projekte artistike ose të trashëgimisë kulturore, mbi temën e pemës së ullirit.

Kohëzgjatja e Zbatimit : 90 Ditë | 30 Korrik – 30 Tetor 2019

Description:

Dokumentar i shkurtër jo-narrativ mbi bashkëjetesën mes Shqiptarëve të jugut dhe pemës së ullirit. Do të xhirohet në Berat dhe Vuno, ku edhe shfaqen aspekte të ndryshme të kultivimit të ullirit.

Nuk është përzgjedhur asnjë projekt nga tema e intersit “Art Pamor”.

Duke ju falenderuar për interesin ndaj thirrjes së katërt për aplikime, po ndajmë me ju pyetjet që kanë mbërritur në postën tonë elektronike, së bashku me përgjigjet përkatëse.

Cfare do te thote “Pershkrim i metodologjise teknike qe do te perdoret”? (tema: Letërsi).
Pershkrimi i metodologjise teknike perfshin informacion te detajuar mbi llojin e studios, pajisjeve, programeve, stafit dhe mjeteve te tjera qe do te perdoren ne prodhimin e librit.

Cila eshte shuma maksimale e granteve per aplikuesit individe?
Grantet lokale te Swiss Cultural Fund ofrojne te njejten shume maksimale, si per aplikantet individe, ashtu edhe per organizatat.

Nuk gjej formularin shqip. A mund te ma dergoni ne email?
Swiss Cultural Fund nuk dergon formulare aplikimi me email. Formulari shqip i aplikimit, gjendet ne seksionin shqip te faqes web.

A pranohen projekte qe ne koston e tyre kane nje perqindje te larte te blerjeve te materialeve?
Te gjitha aplikimet qe plotesojne kerkesat administrative, vleresohen mbi te njejtat kritere teknike, si: origjinaliteti, qartesia, pervoja e profesionalizmi i aplikuesit dhe efikasiteti i buxhetit.

A behet mbeshtetje edhe per botim te materialit autentik autorial ne formen e librit? (tema: Letersi)
Thirrja mbeshtet vetem regjistrimin, prodhimin dhe publikimin e librit audio.

A mund te aplikojne institucionet arsimore?
Ky grant eshte i hapur vetem per artiste te rinj dhe organizata kulturore. Institucionet arsimore perjashtohen.

A mund te dorezohen dokumentet e projektit ne gjuhen shqipe ?
Swiss Cultural Fund preferon qe dokumentet te dorezohen ne te dy gjuhet, shqip edhe anglisht. Megjithate, nuk perjashtohen aplikuesit qe perdorin vetem nje prej gjuheve.

DATA E ÇELJES: 03 MAJ 2019

AFATI PËR APLIKIME: 03 QERSHOR 2019 24:00 CET

KONTAKT: [email protected]

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri shpall thirrjen e katërt për aplikime për grante lokale. Propozimet duhet të adresojnë një nga temat e mëposhtme të interesit:

Letërsi

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për propozime për: Regjistrimin dhe botimin e një audio-libri në gjuhën Shqipe.

Kjo thirrje pranon propozime nga profesionistë të pavarur ose organizata kulturore. Aplikuesit e pranueshëm duhet të demostrojnë që janë në gjendje të sigurojnë të drejtat e autorit për materialin e regjistruar, nëse është e nevojshme. Aplikuesit duhet të tregojnë kapacitet për regjistrime me cilësi të lartë të tingullit, nëpërmjet shembujve të mëparshëm ose informacionit teknik. Aplikuesit kërkohen të përshkruajnë:

  •  Një listë të titujve të sugjeruar
  • Përshkrimin e metodologjisë teknike që do të përdoret
  • Një plan pune
  • Përdorimin e mëtejshëm të materialeve të prodhuar
  • Detaje mbi eventin final ku rezultatet e projektit do të prezantohen përpara publikut dhe partnerëve.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Fotografi

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për fotografë të rinj dhe në zhvillim për propozime për:
Prodhimin dhe ekspozimin e një projekti të plotë fotografik.

Thirrja I drejtohet fotografëve që synojnë të fokusojnë dhe të shprehin aspekte të rëndësishme të realitetit shqiptar, nëpërmjet mjeteve dhe teknikave të përparuara.

Kjo thirrje përjashton çdo zhanër të fotografisë komerciale, si: Fotografi dasmash, ushqimi, mode dhe spektakli.

Çdo aplikues duhet të dorëzojë një jetëshkrim dhe një portofol të punimeve të mëparshme të fotografisë, së bashku me formularin e aplikimit, bashkëlidhur në këtë thirrje. Aplikuesit duhet të shpjegojnë qartësisht propozimin e tyre, duke theksuar:

  • Temën e projektit fotografik të propozuar
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  • Një plan pune konkret
  • Një listë të pajisjeve që do të përdoren
  • Rezultatet e pritura nga prodhimi I fotografive
  • Detaje mbi ekspozitën

Aplikuesi I përzgjedhur do të zbatojë prodhimin dhe ekspozimin e projektit brenda kalendarit të propozuar.

Kjo thirrje nuk mbulon kosto për blerje pajisjesh, por kostot për qira pajisjesh dhe mjedisesh mbulohen.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër- përmendura.

Trashëgimi Kulturore

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për artistë të rinj e në zhvillim dhe aktorë të tjerë kulturorë, për propozime projektesh që: Fuqizojnë trashëgiminë kulturore shqiptare në zonat rurale.

  • Thirrja pranon propozime si:
  • Kërkim ose vënie në hartë (mapping) e aseteve të trashëgimisë kulturore si: zeje, mjete ose metoda pune me ndikim në ekonominë vendase.
  • Dokumentim i pasurisë kulturore të prekshme ose të paprekshme nëpërmjet videos, fotografisë, regjistrimeve, etj.
  • Promovim dhe shpërndarje e trashëgimisë kulturore vendase nëpërmjet web-it.

Kjo thirrje nuk mbështet:

  • Projekte për restaurim ose mirëmbjajte të aseteve ose vendeve me trashëgimi kulturore
  • Koncerte ose festivale
  • Kurse, trajnime ose programe të shkurtra arsimi
  • Përmbledhje me letërsi folklorike

Kërkesat:
Çdo aplikues kërkohet të dorëzojë një rezyme që tregon aktivitetin e mëparshëm të ngjashëm ose në fushën e propozimit konkret. Në formularin e aplikimit, aplikuesit duhet që qartësisht të shpjegojnë propozimin e tyre, duke theksuar:

  • Konceptin dhe tematikën e projektit
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  • Një plan pune konkret
  • Rezultatet e pritshme nga projekti
  • Detaje mbi eventin final ku rezultatet e projektit do të prezantohen përpara publikut dhe partnerëve.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Art Pamor

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për artistë të rinj e në zhvillim, për : Prodhimin dhe ekspozimin e veprave të artit pamor.
Kjo thirrje pranon propozime nga artistë pamorë në fushat e:

  • Pikturës
  • Skulpturës
  • Multimedia (audio-video)

Propozimet duhet të përmbajnë një vizion origjinal dhe inovativ mbi çështjet e sotme sociale.

Kjo thirrje është e hapur për artistë individë ose grupe.
Kjo thirrje nuk mbështet:

  • Prodhimin e artit komercial
  • Prodhim veprash arti për hapësira publike
  • Ekspozita repertori
  • Shpenzime udhëtimi për pjesëmarrje në aktivitete jashtë Shqipërisë.

Çdo aplikues kërkohet të dorëzojë një jetëshkrim dhe përshkrim të krijimtarisë artistike (artist statement), së bashku me formularin e aplikimit.
Aplikuesit kërkohen të pëshkruajnë:

  • Konceptin dhe temën e projektit
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  • Një plan pune konkret
  • Rezultatet e pritshme nga projekti
  • Detaje mbi ekspozitën finale të eventit.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Arte Skenike

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për artistë të rinj e në zhvillim dhe organizata kulturore për propozime mbi: Prodhimin dhe shfaqjen e një baleti bashkëkohor.

Kjo thirrje pranon propozime që mbartin një qasje inovatore mbi baletin bashkëkohor, duke sfiduar kufizimet e baletit klasik, si: tipologjia muzikore, koreografia, vënia në skenë, ndriçimi, kostumet, etj.
Thirrja mbulon kostot për:

  • Hapësirë prove dhe pune gjatë fazës përgatitore
  • Kostume, krehje, grim.
  • Kosto skenografie (projektor, butafori dhe materiale, sistem fonie, etj)
  • Sallën dhe marketingun e shfaqjes live.

Kjo thirrje nuk mbulon:

  •  Kosto shpenzimesh për pjesëmarrje në aktivitete jashtë Shqipërisë.
  • Prodhime televizive
  • Performancë rruge
  • Performancë folklorike
  • Balet klasik

Çdo aplikues kërkohet të dorëzojë një jetëshkrim dhe shembuj të punëve të mëparshme në formatin e lidhjeve video, së bashku me formularin e aplikimit.
Aplikuesit kërkohen të përshkruajnë:

  • Konceptin dhe temën e projektit
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  •  Një plan pune konkret
  •  Rezultatet e pritshme nga projekti
  • Detaje rreth shfaqjes live.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Projekte artistike ose të trashëgimisë kulturore mbi tematikën e pemës së ullirit

Në kulturat mesdhetare, pema e ullirit shihet si simbol i paqes. Shpesh asociohet si metaforë trashëgimisë, historisë dhe brezave.

Për të theksuar dhe shënuar kulturën mesdhetare të Shqipërisë, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen e hapur me tematikë mbi pemën e ullirit dhe trashëgiminë kulturore të lidhur me të. Propozimet mund të vijnë nga disiplina të ndryshme artistike si psh: arte pamore, multimedia, film, fotografi, arte skenike, etj.

Propozimi ideal duhet të ofrojë një mënyrë origjinale, kreative dhe efikase të paraqitjes së temës nëpërmjet lentes së artit.

Kjo thirrje nuk mbështet:

  • Projekte me synime jo-kulturore
  • Organizata bujqësore ose individë nga sektori i bujqësisë
  • Organizata pa përvojë të mëparshme në kulturë

Aplikuesit kërkohen të përshkruajnë:

  • Konceptin dhe temën e projektit
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  • Një plan pune konkret
  • Rezultatet e pritshme nga projekti
  • Detaje mbi realizimin e temës.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Ju do të gjeni Formularin dhe Udhëzimet e aplikimit brenda Paketës së Aplikimit

Ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet përpara se të plotësoni formularin tuaj të aplikimit.

Propozimet që nuk përputhen me të gjithë kriteret dhe kushte, nuk do të konsiderohen.

Në rast paqartësish, ju lutemi dërgoni pyetjet tuaja brenda datës 30 Maj 2019 ora 12:00 në [email protected] përpara se të dorëzoni formularin tuaj të aplikimit.

Në vijim të thirrjes së hapur “Dialogu Ndërkulturor në Art” nga Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri, si më poshtë po ju prezantojmë propozimin e përzgjedhur për financim:

Organizata: Galeria Kalo
Tema e Rezidencës: Togetherness

 

Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë aplikuesit për interesin e shfaqur në thirrjen tonë të hapur. Ne e vlerësojmë kohën dhe përkushtimin tuaj në dorëzimin e aplikimit.

Njoftim

Në vijm të shtyrjes së afatit të aplikimeve për thirrjen “Dialogu ndëtkulturor në art”, njoftojmë shtyrjen e afateve të parashikuara për vlersimin e propozimeve.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri njofton zgjatjen e afatit për propozime për thirrjen “Dialogu ndëekulturor në art” deri më 20 Janar 2019.

Ju lutemi, lexoni në vijim mbi detajet e thirrjes.

DATA E SHPALLJES: 22 Tetor 2018

AFATI PËR APLIKIMET: 5 Janar 2019

AFATI I ZGJATUR PËR APLIKIMET: 20 Janar 2018

KONTAKTI: [email protected]

Në kuadër të fuqizimit të dialogut ndërkufitar dhe rritjes së mirëkuptimit ndërkulturor përmes arteve në Ballkanin Perëndimor, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri fton organizatat kulturore lokale dhe rajonale që të paraqesin propozime për hartimin dhe zbatimin e një Programi Art Residence që thekson këtë aspekt.

Misioni i Fondit Kulturor Zviceran është të sjellë së bashku një grup artistësh të talentuar nga formime të ndryshme dhe vende të rajonit dhe t’u ofrojë atyre hapësira, kohë dhe kontekst për të krijuar një art bashkëpunues që synon të eksplorojë dhe kuptojë marrëdhëniet dhe bashkëjetesën pavarësisht nga tensionet politike.
Ju lutemi lexoni me kujdes udhëzimet para se të dorëzoni propozimin tuaj.

Propozimet që nuk plotësojnë të gjitha kriteret dhe kushtet nuk do të merren parasysh. Në rast të paqartësive ju lutemi dërgoni pyetjet tuaja brenda datës 12 Nentor 2018 ora 12:00 tek [email protected] përpara se të dorëzoni propozimin tuaj.

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri mundësoi krijimin dhe promovimin e albumit “9” nga Vitmar Basha, në Teatrin e Kukullave, Tiranë

Nëntë këngë të reja u interpretuan gjatë mbrëmjes së djeshme për publikun e Tiranës. Koncerti shënoi publikimin e albumit me titullin “9”, i cili tashmë është në treg. Ky album përmbledh këngë me tematika sociale dhe personale, të kompozuara nga vetë artisti.

Krijimi dhe promovimi i albumit u mundësua nga Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri falë grantit lokal me tematikë “Prodhim ose Promovim i Muzikës Alternative”.

“Muzika alternative është duke kaluar ditë të vështira, kjo për shkak se kjo rrymë i qëndron larg trendeve komerciale. Por ne besojmë që as vetë muzika komerciale nuk do të mbijetonte pa u frymëzuar nga eksperimentimi alternativ”, tha Kleidi Eski, përfaqësues i Fondit Kulturor Zviceran në Shqipëri.

Mbi 150 spektatorë ishin prezentë në sallën e Teatrit të Kukullave për të ndjekur shfaqjen, e cila zgjati rreth një orë.

“Për këtë album është punuar nga një grup i përkushtuar muzikantësh, së fundmi deri në orët e mëngjesit”, tha Vitmar Basha, autor i projektit.

Artistja Marsela Çibukaj iu bashkua Bashës në skenë për një duet që u duartrokit me brohoritje nga publiku. Së bashku me Bashën në kitarë akustike, interpretuan edhe muzikantët: Fatlind Dehiri në bateri, Gjergj Kaçinari në kitarë akustike, Arvit Banishta në bas dhe Erdio Hoxha në tastierë. Përveç teksteve të shkruara nga Basha, në album përfshihen edhe tekste të shkruara nga Marsela Çibukaj dhe Nina Cara.

Përveç kompozimeve të reja, në listën e këngëve të albumit, gjenden edhe dy tituj bonus nga repertori i artistit.

Fondi Kulturor Zviceran është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili synon të mbështesë artistë të rinj dhe të sapodalë përmes granteve, programeve të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të kapaciteteve. Projekti zbatohet nga Qendra për Biznes Teknologji dhe Lidership (CBTL).

 

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri, ka kënaqësinë t’ju ftojë në koncertin promovimin e albumit “9” nga Vitmar Basha, prodhuar dhe promovuar me mbështetjen e grantit tonë lokal me temë “Prodhim ose Promovim i Muzikës Alternative”.

Me prezencën e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri

Ju lutemi vizitoni faqen e eventit në facebook për informacion në lidhje me eventin.

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri mundësoi performancën inovatore “Kafsha e Keqe” në hapësirën e artit bashkëkohor Bazament nga kolektivi Haveit

Problematika sociale e edukimit dhe efektet e mallkimeve të prindërve mbi fëmijët e tyre, u reflektuan në mbrëmjen e së Enjtes në hapësirën e artit bashkëkohor Bazament. “Kafsha e Keqe” nga kolektivi Haveit ndërthur instalacionin artistik me performancën, për të përcjellë mesazhin kyç.

“Artistët e rinj dhe të sapodalë në Shqipëri mundohen”, tha Z. Philipp Keller, zëvendës shefi i misionit në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri. “Fondi Kulturor Zviceran ka synim të krijojë lidhje më të forta mes artit dhe kulturës nga vende të ndryshme – në rajon dhe më tej”, shtoi ai.

“Çfarë quajmë art bashkëkohor është arti i kësaj epoke. Një reflektim i së tashmes, i shoqërisë sonë sot dhe këtu. Së bashku me ekspertët tanë, ne pamë tek Bazament, një prurje premtuese në fushën e artit bashkëkohor.”, tha Kleidi Eski, përfaqësues i Fondit Kulturor Zviceran.

“Mbështetja nga Fondi Kulturor Zviceran na ka siguruar liri të plotë krijuese në realizimin e projektit”, tha Genti Korini, bashkëthemelues i Bazament.

Së bashku me një komunitet vizitorësh të rregullt të galerisë, të pranishëm në aktivitet ishin me dhjetëra artistë dhe përfaqësues të sektorit të kulturës.

Gjatë performancës së hapjes, në shtatë tabela LED u shfaqën fraza dhe fjalë mallkimesh të mbledhura nga zhargoni i familjeve shqiptare. Ndërkohë, katër artistet qëndronin të palëvizura në qoshet e dhomave të galerisë, duke mbajtur në duar fshesa me korrent. Me një vështrim të ngrirë dhe distant, dyshet e motrave Hana dhe Vesa Qena si dhe Alketa dhe Lola Syla ndiznin dhe fiknin herë pas here fshesat me korrent, në ironi me punët e amvisave.

Instalacioni artistik i objekteve të performancës do të ekspozohet në Bazament Art Space deri në datën 24 Tetor.

Fondi Kulturor Zviceran është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili synon të mbështesë artistë të rinj dhe të sapodalë përmes granteve, programeve të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të kapaciteteve. Projekti zbatohet nga Centre for Business Technology and Leadership (CBTL).