Thirrja 3 e granteve rajonale – “Hartimi dhe implementimi i një Rezidence Artistike”

DATA E PUBLIKIMIT: 23 Janar 2020

AFATI PËR APLIKIME: 1 Prill 2020

KONTAKT: [email protected]

Në kontekstin e fuqizimit të dialogut ndërkufitar dhe forcimit të mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet artit në Ballkanin Perëndimor, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri fton organizatat kulturore vendase dhe rajonale të paraqesin propozime për hartimin dhe zbatimin e një Programi Rezidence Artistike që mbështet këtë aspekt.

Misioni i fondit është që të bashkojë një grup artistësh të talentuar nga përvoja dhe vende të ndryshme të rajonit dhe t’u ofrojë atyre hapësirën, kohën dhe kontekstin për të prodhuar vepra arti, që eksplorojnë dhe analizojnë marrëdhëniet dhe bashkëjetesën, pavarësisht mospërputhjes politike.

Aplikimet janë të mirëpritura nga organizata kulturore nga Shqipëria ose rajoni, me përvojë të dëshmuar në organizimin, menaxhimin ose të qenit partner në programe të mëparshme rezidence artistike.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, jeni të lutur të lexoni me kujdes udhëzimet e aplikimit përpara se të dorëzoni propozimin tuaj.

Në rast pasigurish, jeni të lutur të dërgoni pyetjet tuaj brenda datës 20 Mars 2020 në [email protected].