Pyetje të shpeshta

A mund të jetë SCFA një sponsor në projektin tim?

Jo, SCFA nuk mund të jetë sponsor në një projekt. Mbështetja e vetme financiare që SCFA ofron është në formën e granteve. Grantet u jepen individëve ose organizatave vetëm nëse ata paraqesin një propozim brenda një afati kohor të thirrjeve dhe përmbushin të gjitha kriteret e tij të pranueshmërisë.

Ku mund ta gjej formularin e aplikimit dhe udhëzimet e aplikimit?

Çdo thirrje ka formularin e vet specifik të aplikimit dhe udhëzimet e aplikimit. Lidhja për të shkarkuar këto dokumente do të postohet në fund të artikullit të njoftimit të thirrjes.

A mund të aplikojnë institucionet shtetërore për mbështetje?

Jo, institucionet shtetërore nuk mund të aplikojnë për mbështetje.

A mund të aplikoj me më shumë se një propozim?

Mund të aplikoni me më shumë se një propozim vetëm nëse një thirrje ka më shumë se një temë me interes. Në atë rast, ju mund të paraqisni vetëm një propozim për temë me interes.

Më është dhënë një grant gjatë fazës së parë të SCFA. A kam të drejtë për mbështetje?

Po. Aplikantët e suksesshëm nga faza e parë e SCFA kanë të drejtë të aplikojnë për mbështetje gjatë fazës së dytë.

Më është dhënë një grant gjatë fazës së dytë të SCFA. A kam të drejtë për mbështetje përsëri gjatë kësaj faze?

Jo. Aplikantët nuk kanë të drejtë për mbështetje më shumë se një herë gjatë fazës së një projekti.

Në cilën gjuhë duhet të aplikoj?

SCFA pranon aplikime në shqip dhe anglisht.  Mjafton të aplikoni në njërën nga dy gjuhët.

A mund të marrin mbështetje nga SCFA artistë të kombësive të tjera?

Qëllimi i SCFA është fuqizimi i Skenës së Pavarur Kulturore Shqiptare. Artistët me kombësi jo-shqiptare nuk përjashtohen nga mbështetja, me kusht që të plotësojnë kushtet e mëposhtme: të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë të gjatë kohore; aktiviteti i tyre artistik e ka bazën në Shqipëri; ata bashkëpunojnë me artistë shqiptarë; projekti zbatohet tërësisht në Shqipëri dhe realizohet për një audiencë shqiptare.

Jam një artiste shqiptare që jetoj/studioj jashtë vendit. A mund të marr mbështetje nga SCFA?

Qëllimi i SCFA është fuqizimi i Skenës së Pavarur Kulturore Shqiptare. Nuk përjashtohen nga mbështetja artistët shqiptarë që jetojnë/studiojnë jashtë vendit, me kusht që të plotësojnë kriteret në vijim: projekti zbatohet tërësisht në Shqipëri dhe realizohet për një audiencë shqiptare; ato garantojnë qëndrueshmëri në Shqipëri gjatë gjithë kohës së nevojshme për zbatimin dhe raportimin e projektit; ata janë ose kanë qenë aktivë më parë në skenën e pavarur kulturore shqiptare.

A i mbështet SCFA artistët shqiptarë për udhëtime apo ekspozita jashtë vendit?

Jo. SCFA nuk i mbështet artistët shqiptarë për udhëtime apo ekspozita jashtë vendit.