Rreth SCF

Fondi Kulturor Zviceran (SCFA) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili implementohet nga Qendra për Teknologji Biznes dhe Lidershipin.

Faza e parë e projektit u zbatua midis gushtit 2017 dhe dhjetorit 2020.

Faza e dytë është duke vazhduar prej janarit 2021, e deri 31 në mars 2024.

Qellimi ynë

Qëllimi kryesor i SCFA është fuqizimi i skenës kulturore të pavarur në Shqipëri nëpërmjet mbështetjes financiare dhe ngritjes së kapaciteteve të ofruara artistëve të rinj dhe në zhvillim, si dhe organizatave të pavarura kulturore.

Mbështetja financiare

Mbështetja financiare u jepet përmes granteve lokale projekteve që përfshijnë kërkime, prodhim, ekspozita ose performancë dhe promovim të veprave nga një gamë e gjerë disiplinash, si: arti pamor, filmi, fotografia, muzika, kërcimi, dizajni, arkitektura, trashëgimia kulturore dhe aktivizmi kulturor.

Gjatë fazës së parë të SCFA, grantet rajonale iu dhanë projekteve për tre rezidencat e artit. Projektet u zbatuan nga organizata kulturore dhe përfshinin pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Gjatë fazës së dytë, SCFA do të ndajë të gjithë mbështetjen e saj financiare ekskluzivisht për projektet vendore përmes granteve vendore.

Ngritja e kapaciteteve 

SCFA ofroi në fazën e parë, ngritjen e kapaciteteve përmes sesioneve të hapura për artistët dhe punonjësit e kulturës. Këto sesione trajtuan një sërë temash, si: mbledhja e fondeve, cikli dhe menaxhimi i projektit, promovimi, raportimi financiar dhe narrativ.

SCFA do të vazhdojë të ofrojë ngritjen e kapaciteteve gjatë fazës së dytë.

Struktura

SCFA menaxhohet përmes vendimmarrjes trepalëshe midis:

  1. Ekipi kryesor i SCFA
  2. Zyra e SDC në Tiranë
  3. Ekspertë të jashtëm të pavarur

Ekipi kryesor i SCFA përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm:

Z. Dritan Mezini

Menaxher i Projektit

Z. Ardit Drenova

Zëvendës Menaxher i Projektit/ Menaxheri Financiar

Z. Kleidi Eski

Menaxher i Programit/ Lehtësues i Komunitetit

Ekipi i SCFA raporton dhe operon në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e SDC në Tiranë.

Krahas ekipit të SCFA dhe zyrës së SDC-së, ekspertë të jashtëm të pavarur janë të angazhuar në procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së përfituesve.