Thirrje e hapur për konceptimin dhe realizimin e toureve virtuale të siteve kulturore.

Data e publikimit: 1 tetor 2020

afati i aplikimeve: 15 tetor 24:00 CET

afati i aplikimeve: 22 tetor 24:00 CET

kontakt: [email protected]

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri publikon thirrjen e hapur për konceptimin dhe realizimin e toureve virtuale të siteve kulturore.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë, ju mirëpresim të shkarkoni  Paketën tonë të aplikimit.

Dëshirojmë t’ju kujtojmë që të lexoni me kujdes udhëzimet përpara se të aplikoni.

Në rast pasigurie, ju lutemi të na dërgoni pyetjet tuaja në email deri në datën 10 Tetor.Përgjigjet e të gjitha pyetjeve të dorëzuara do të publikohen së bashku brenda datës 12 Tetor 2020.

Jeni të lutur të vini re që, në kuadër të rregulloreve të SCFA, nuk do të merrni përgjigje private në email përpara kësaj date.