[MBYLLUR] Thirrja e katërt për aplikime

DATA E ÇELJES: 03 MAJ 2019

AFATI PËR APLIKIME: 03 QERSHOR 2019 24:00 CET

KONTAKT: [email protected]

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri shpall thirrjen e katërt për aplikime për grante lokale. Propozimet duhet të adresojnë një nga temat e mëposhtme të interesit:

Letërsi

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për propozime për: Regjistrimin dhe botimin e një audio-libri në gjuhën Shqipe.

Kjo thirrje pranon propozime nga profesionistë të pavarur ose organizata kulturore. Aplikuesit e pranueshëm duhet të demostrojnë që janë në gjendje të sigurojnë të drejtat e autorit për materialin e regjistruar, nëse është e nevojshme. Aplikuesit duhet të tregojnë kapacitet për regjistrime me cilësi të lartë të tingullit, nëpërmjet shembujve të mëparshëm ose informacionit teknik. Aplikuesit kërkohen të përshkruajnë:

  •  Një listë të titujve të sugjeruar
  • Përshkrimin e metodologjisë teknike që do të përdoret
  • Një plan pune
  • Përdorimin e mëtejshëm të materialeve të prodhuar
  • Detaje mbi eventin final ku rezultatet e projektit do të prezantohen përpara publikut dhe partnerëve.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Fotografi

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për fotografë të rinj dhe në zhvillim për propozime për:
Prodhimin dhe ekspozimin e një projekti të plotë fotografik.

Thirrja I drejtohet fotografëve që synojnë të fokusojnë dhe të shprehin aspekte të rëndësishme të realitetit shqiptar, nëpërmjet mjeteve dhe teknikave të përparuara.

Kjo thirrje përjashton çdo zhanër të fotografisë komerciale, si: Fotografi dasmash, ushqimi, mode dhe spektakli.

Çdo aplikues duhet të dorëzojë një jetëshkrim dhe një portofol të punimeve të mëparshme të fotografisë, së bashku me formularin e aplikimit, bashkëlidhur në këtë thirrje. Aplikuesit duhet të shpjegojnë qartësisht propozimin e tyre, duke theksuar:

  • Temën e projektit fotografik të propozuar
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  • Një plan pune konkret
  • Një listë të pajisjeve që do të përdoren
  • Rezultatet e pritura nga prodhimi I fotografive
  • Detaje mbi ekspozitën

Aplikuesi I përzgjedhur do të zbatojë prodhimin dhe ekspozimin e projektit brenda kalendarit të propozuar.

Kjo thirrje nuk mbulon kosto për blerje pajisjesh, por kostot për qira pajisjesh dhe mjedisesh mbulohen.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër- përmendura.

Trashëgimi Kulturore

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për artistë të rinj e në zhvillim dhe aktorë të tjerë kulturorë, për propozime projektesh që: Fuqizojnë trashëgiminë kulturore shqiptare në zonat rurale.

  • Thirrja pranon propozime si:
  • Kërkim ose vënie në hartë (mapping) e aseteve të trashëgimisë kulturore si: zeje, mjete ose metoda pune me ndikim në ekonominë vendase.
  • Dokumentim i pasurisë kulturore të prekshme ose të paprekshme nëpërmjet videos, fotografisë, regjistrimeve, etj.
  • Promovim dhe shpërndarje e trashëgimisë kulturore vendase nëpërmjet web-it.

Kjo thirrje nuk mbështet:

  • Projekte për restaurim ose mirëmbjajte të aseteve ose vendeve me trashëgimi kulturore
  • Koncerte ose festivale
  • Kurse, trajnime ose programe të shkurtra arsimi
  • Përmbledhje me letërsi folklorike

Kërkesat:
Çdo aplikues kërkohet të dorëzojë një rezyme që tregon aktivitetin e mëparshëm të ngjashëm ose në fushën e propozimit konkret. Në formularin e aplikimit, aplikuesit duhet që qartësisht të shpjegojnë propozimin e tyre, duke theksuar:

  • Konceptin dhe tematikën e projektit
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  • Një plan pune konkret
  • Rezultatet e pritshme nga projekti
  • Detaje mbi eventin final ku rezultatet e projektit do të prezantohen përpara publikut dhe partnerëve.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Art Pamor

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për artistë të rinj e në zhvillim, për : Prodhimin dhe ekspozimin e veprave të artit pamor.
Kjo thirrje pranon propozime nga artistë pamorë në fushat e:

  • Pikturës
  • Skulpturës
  • Multimedia (audio-video)

Propozimet duhet të përmbajnë një vizion origjinal dhe inovativ mbi çështjet e sotme sociale.

Kjo thirrje është e hapur për artistë individë ose grupe.
Kjo thirrje nuk mbështet:

  • Prodhimin e artit komercial
  • Prodhim veprash arti për hapësira publike
  • Ekspozita repertori
  • Shpenzime udhëtimi për pjesëmarrje në aktivitete jashtë Shqipërisë.

Çdo aplikues kërkohet të dorëzojë një jetëshkrim dhe përshkrim të krijimtarisë artistike (artist statement), së bashku me formularin e aplikimit.
Aplikuesit kërkohen të pëshkruajnë:

  • Konceptin dhe temën e projektit
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  • Një plan pune konkret
  • Rezultatet e pritshme nga projekti
  • Detaje mbi ekspozitën finale të eventit.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Arte Skenike

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen për artistë të rinj e në zhvillim dhe organizata kulturore për propozime mbi: Prodhimin dhe shfaqjen e një baleti bashkëkohor.

Kjo thirrje pranon propozime që mbartin një qasje inovatore mbi baletin bashkëkohor, duke sfiduar kufizimet e baletit klasik, si: tipologjia muzikore, koreografia, vënia në skenë, ndriçimi, kostumet, etj.
Thirrja mbulon kostot për:

  • Hapësirë prove dhe pune gjatë fazës përgatitore
  • Kostume, krehje, grim.
  • Kosto skenografie (projektor, butafori dhe materiale, sistem fonie, etj)
  • Sallën dhe marketingun e shfaqjes live.

Kjo thirrje nuk mbulon:

  •  Kosto shpenzimesh për pjesëmarrje në aktivitete jashtë Shqipërisë.
  • Prodhime televizive
  • Performancë rruge
  • Performancë folklorike
  • Balet klasik

Çdo aplikues kërkohet të dorëzojë një jetëshkrim dhe shembuj të punëve të mëparshme në formatin e lidhjeve video, së bashku me formularin e aplikimit.
Aplikuesit kërkohen të përshkruajnë:

  • Konceptin dhe temën e projektit
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  •  Një plan pune konkret
  •  Rezultatet e pritshme nga projekti
  • Detaje rreth shfaqjes live.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Projekte artistike ose të trashëgimisë kulturore mbi tematikën e pemës së ullirit

Në kulturat mesdhetare, pema e ullirit shihet si simbol i paqes. Shpesh asociohet si metaforë trashëgimisë, historisë dhe brezave.

Për të theksuar dhe shënuar kulturën mesdhetare të Shqipërisë, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri çel thirrjen e hapur me tematikë mbi pemën e ullirit dhe trashëgiminë kulturore të lidhur me të. Propozimet mund të vijnë nga disiplina të ndryshme artistike si psh: arte pamore, multimedia, film, fotografi, arte skenike, etj.

Propozimi ideal duhet të ofrojë një mënyrë origjinale, kreative dhe efikase të paraqitjes së temës nëpërmjet lentes së artit.

Kjo thirrje nuk mbështet:

  • Projekte me synime jo-kulturore
  • Organizata bujqësore ose individë nga sektori i bujqësisë
  • Organizata pa përvojë të mëparshme në kulturë

Aplikuesit kërkohen të përshkruajnë:

  • Konceptin dhe temën e projektit
  • Vendet dhe njerëzit e synuar në projekt
  • Një plan pune konkret
  • Rezultatet e pritshme nga projekti
  • Detaje mbi realizimin e temës.

Aplikuesit do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh të pavarur në fushë, bazuar mbi cilësinë e propozimit, aktivitetin artistik në tre vitet e fundit dhe përputhshmërinë me kriteret e sipër-përmendura.

Ju do të gjeni Formularin dhe Udhëzimet e aplikimit brenda Paketës së Aplikimit

Ju lutemi të lexoni me kujdes udhëzimet përpara se të plotësoni formularin tuaj të aplikimit.

Propozimet që nuk përputhen me të gjithë kriteret dhe kushte, nuk do të konsiderohen.

Në rast paqartësish, ju lutemi dërgoni pyetjet tuaja brenda datës 30 Maj 2019 ora 12:00 në [email protected] përpara se të dorëzoni formularin tuaj të aplikimit.