Thirrje e hapur për propozime për grantet e vitit 2023

Data të rëndësishme

Hapja e thirrjes: 15.02.2023

Afati i fundit për aplikime: 15.03.2023

Afati i fundit për të paraqitur pyetjet: 05.03.2023

Swiss Cultural Fund ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për propozime për grantet e vitit 2023.
Kjo thirrje është e hapur për aplikantë që bëjnë pjesë në një nga kategoritë e mëposhtme:

  • Artistë ose ekspertë të kulturës (individë) të rinj ose në zhvillim, aktiviteti i të cilëve lidhet me skenën kulturore të pavarur shqiptare;
  • Grupime joformale të artistëve ose ekspertëve të kulturës të rinj ose në zhvillim. Në këtë rast, një individ i vetëm duhet të përfaqësojë grupin;
  • Organizata, veprimtaria dhe fusha e punës së të cilave lidhen me skenën kulturore të pavarur shqiptare. Organizatave u kërkohet të hartojnë propozime që përfshijnë artistë ose ekspertë të kulturës të rinj ose në zhvillim;

SCF fton aplikantët e kualifikuar të paraqesin propozime bazuar në fushat tematike të mëposhtme:

  1. Trajtimi i së shkuarës nëpërmjet muzikës jazz;
  2. Artet pamore;
  3. Artet dixhitale;
  4. Dansi Bashkëkohor;
  5. Letërsi;
  6. Trashegimi kulturore:

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni paketën e aplikimit në linkun e mëposhtëm.

KUJDES: linku i shkarkimit mund të mos funksionojë nëse në këtë faqe keni mbërritur nëpërmjet aplikacionit Facebook ose Instagram.

Nëse linku i mësipërm nuk funksionon, ju mund të gjeni paketën e aplikimit duke klikuar këtu, ose duke përdorur një browser tjetër.