29 Maj Aplikim i përzgjedhur shtesë
SCF dëshiron të njoftojë gjithashtu që propozimi “Tulla Visual Art Lab” nga Tulla Culture Center është përzgjedhur për mbështetje nëm skemën e granteve për 2023.
SCF dëshiron të njoftojë gjithashtu që propozimi “Tulla Visual Art Lab” nga Tulla Culture Center është përzgjedhur për mbështetje nëm skemën e granteve për 2023.
SCF shpall aplikantët e suksesshëm për thirrjen tonë të propozimeve për grante për aktivitete kulturore, çelur më 15 shkurt. Çdo aplikim u vlerësua me kujdes nga një bord trilateral, i përbërë nga përfaqësues të Fondit Kulturor Zviceran, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe ekspertëve të pavarur. I shprehim falënderime të gjithëve aplikuesve për thirrjet tona për vitin 2023. Këtë vit morëm një numër të madh aplikimesh cilësore, duke bërë procesin e zgjedhjes një sfidë të vështirë.
“Unseen View: Image as Idea, Idea as Image.” – Renato Balla
Pjeter Gjini takon të rinjtë – CODE Partners
“Arti i barabarti” – Gentian Minga
Mendje hapur – Tirana Ekspres
Ku jetojnë Orët e Lumit. – Qendra Uja
Anomali Urbane – Void Design
Rrok Academy – Jazz – Shoqata Kulturore Rrok Jakaj
Paragraf – krijim dhe ekspozim tipografie – Joreld Dhamo
Training on Digitalization Techniques – Virtual Tour” and Production of Virtual Tour
Në lidhje me thirrjen e publikuar më 15 shkurt për grantet e vitit 2023, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju përgjigjet e pyetjeve që kemi marrë deri më 5 mars. Ju lutemi, klikoni në butonin e mëposhtëm për të shkarkuar dokumentin
Hapja e thirrjes: 15.02.2023
Afati i fundit për aplikime: 15.03.2023
Afati i fundit për të paraqitur pyetjet: 05.03.2023
Swiss Cultural Fund ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për propozime për grantet e vitit 2023.
Kjo thirrje është e hapur për aplikantë që bëjnë pjesë në një nga kategoritë e mëposhtme:
SCF fton aplikantët e kualifikuar të paraqesin propozime bazuar në fushat tematike të mëposhtme:
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni paketën e aplikimit në linkun e mëposhtëm.
KUJDES: linku i shkarkimit mund të mos funksionojë nëse në këtë faqe keni mbërritur nëpërmjet aplikacionit Facebook ose Instagram.
Nëse linku i mësipërm nuk funksionon, ju mund të gjeni paketën e aplikimit duke klikuar këtu, ose duke përdorur një browser tjetër.
Në vijim të thirrjeve të publikuara në 25 prill për:
fondi Kulturor Zviceran ka kënaqësinë të shpallë aplikantët e suksesshëm. Të gjithë aplikimet u vlerësuan me kujdes nga një bord trepalësh që përfaqëson SCF, SDC dhe ekspert të pavarur. Shfrytëzojmë rastin për të falënderuar edhe një herë të gjithë ata që aplikuan në thirrjet tona për 2022. Ne morëm një numër të lartë të aplikimesh cilësore dhe vendimet nuk ishin të lehta. Propozimet fituese janë:
Cikël shkrimesh në gjininë e analizës, kritikës (recensionit) dhe esesë për ngjarjet kulturore e artistike në Tiranë dhe në ato qytete ku zhvillohen ngjarje.
2. Bes Bitraku – Mbi të qenin burrë, një pikëpamje feministe
Një shfaqje teatrore origjinale që trajton një problematikë të rëndë sociale, atë të të qenit i ngritur me konceptet tradicionale të maskulinitetit në Shqipërinë periferike. Shfaqja do të trajtojë fëmijërinë kundrejt mizogjinisë, traditës dhe partiarkalizmit.
3. Olsi Hoxha – Foto rasti
“Foto rasti” është një projekt fotografik analog i orientuar nga komuniteti, i cili synon një publikim fotografik bashkëkohor, përmes përfshirjes së talenteve të reja nga të rinjtë dhe komunitetet e margjinalizuara. Puna do të prodhohet nga talentet nën drejtimin e ekspertit Jochen Rohnen.
4. Robert Bisha – Në rugë, piano solo
Turneu i koncerteve solo të pianos “Në rrugë” nga Robert Bisha lind nga dëshira për të decentralizuar aventurat artistike nga kryeqyteti në fshatrat pothuajse të pavërejtur në Malesi, Zadrime dhe Mirditë. Një piano në kamionçinë u prezantohet fëmijëve të fshatit por edhe të rriturve.
5. Klaudia Piroli – Pa zë
“Pa zë” nga Amy Nostbakken dhe Norah Sadava, me regji të Klaudia Piroli synon ta bëjë teatrin sa më të aksesueshëm për të margjinalizuarit dhe të rrisë ndërgjegjësimin në komunitetet e largëta për të drejtat e grave.
6. Mardit Lleshi, Bledi Boraku – Saggio
Një turne koncertesh që synon të promovojë krijimtarinë autentike të muzikës bashkëkohore. Bazuar në titullin e veprës “Saggio” (përdorur në muzikën klasike për qëllime skolastike) autorët synojnë ta trajtojnë konceptin nga këndvështrimi i kundërt i tij, duke shkuar përtej kontureve tradicionale të muzikës.
7. Sabian Hasani – Trashëgimia kulturore e Shqipërisë përmes lentes sime
Një seri fotografike e vendeve të ndryshme të trashëgimisë kulturore për të promovuar vlerën dhe eksplorimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri mes vendasve
8. Trio Reve – Romantikët e muzikës klasike shqiptare
Trio Rêve do të organizojë katër koncerte nën titullin “Romantikët e Muzikës Klasike Shqiptare”, duke promovuar muzikën autentike shqiptare të aranzhuar për trio klasike dhe të ofruar në vende publike për një qasje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.
Në meritë të efikasitetit buxhetor, kualifikimit, cilësisë dhe qartësisë së propozimit, bordi vlerësues zgjodhi SEKTRA-n si konsulent për ngritjen e kapaciteteve.
Në lidhje me thirrjet e publikuara më 25 prill:
publikojmë përgjigjet e pyetjeve që kemi marrë deri më 15 maj. Ju lutemi, klikoni në butonin e mëposhtëm për të shkarkuar dokumentin
Hapja e thirrjes: 25.04.2022
Afati i fundit për aplikime: 25.05.2022
Afati i fundit për të paraqitur pyetjet: 15.05.2022
Swiss Cultural Fund ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për propozime për grantet e vitit 2022.
Kjo thirrje është e hapur për aplikantë që bëjnë pjesë në një nga kategoritë e mëposhtme:
SCF fton aplikantët e kualifikuar të paraqesin propozime bazuar në fushat tematike të mëposhtme:
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni paketën e aplikimit në linkun e mëposhtëm
Hapja e thirrjes: 25.04.2022
Afati për aplikime: 25.05.2022
Afati i fundit për të paraqitur pyetjet: 15.05.2022
Swiss Cultural Fund ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për konsulencë mbi ngritjen e kapaciteteve.
Nën shtyllën e Ngritjes së Kapaciteteve përfshihen Paketa Trajnimi për të gjithë Aplikantët për Grante:
● Paketa e Trajnimit 1 përfshin trajnime të shkurtra në:
o Shkrim propozimi për aplikim grantesh;
o Njohuri mbi thirrjet SCF dhe proceset e aplikimit;
o Përdorim i mjeteve digjiitale në Art dhe Kulturë për të dokumentuar dhe promovuar evente kulturore dhe produkte artistike.
● Paketa e Trajnimit 2 përfshin trajnime të shkurtra në:
o Menaxhim projektesh nën mbështetjen e SCF;
o Organizim eventesh dhe logjistike;
o Strategji komunikimi;
o Menaxhim Financiar;
o Raportim narrativ dhe financiar.
Ky program është krijuar për të ofruar trajnime se si të shkruhen projekt propozime me temë kulturore dhe si të përdoret teknologjia në këtë fushë, për artistët e rinj, organizatat dhe aktorët e tjerë sektorialë, dhe t’i pajisë ata me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të arritur cilesi në fushën kulturore. Trajnimet synojnë të jenë të përshtatshme për komunitetin lokal të artit.Instrumenti i Ngritjes së Kapaciteteve synon veçanërisht artistë të rinj dhe në zhvillim që do të jenë të interesuar të aplikojnë për projektet në kuadër të thirrjeve lokale për aplikime, që do të publikohen gjatë këtij projekti ose projekteve të tjera të ngjashme.
Nëpërmjet kësaj thirrjeje, SCF kërkon të kontraktojë një konsulent ose organizatë që të plotësojë kërkesat e përmendura në vijim.
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni udhëzimet e aplikimit në linkun e mëposhtëm
Në vijim të thirrjeve të publikuara në 4 Maj për:
fondi Kulturor Zviceran ka kënaqësinë të shpallë aplikantët e suksesshëm. Të gjithë aplikimet u vlerësuan me kujdes nga një bord trepalësh që përfaqëson SCF, SDC dhe ekspert të pavarur. Shfrytëzojmë rastin për të falënderuar edhe një herë të gjithë ata që aplikuan në thirrjet tona për 2021. Ne morëm një numër të lartë të aplikimesh cilësore dhe vendimet nuk ishin të lehta. Propozimet fituese janë:
Në meritë të kualifikimit dhe përvojës, bordi vlerësues zgjodhi Z. Kristi Komino si konsulent për organizimin e sesioneve të informacionit dhe ngjarjeve të rrjetit.
Bordi vlerësues nuk zgjodhi asnjë konsulent për ndërtimin e kapaciteteve në këtë thirrje.
Hapja e thirrjes: 04.05.2021
Afati i fundit për aplikime: 14.06.2021
Afati i fundit për të paraqitur pyetjet: 24.05.2021
Swiss Cultural Fund ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për organizimin e sesioneve të informimit, eventeve të networking dhe ndërtimit të komunitetit.
Një Rishikim dhe Opinion i Ekspertëve mbi Efektivitetin e fazës së parë të Fondit Kulturor Zviceran rekomandoi një strategji më të fortë të komunikimit, në mënyrë që të garantojë një angazhim më të madh të komunitetit.Bazuar në këtë koment, ekipi i SCF po punon për të hartuar dhe zbatuar:
Për të arritur qëllimet e lartpërmendura, SCF po kërkon të kontraktojë një konsulent të kualifikuar.
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni udhëzimet e aplikimit në linkun e mëposhtëm