A mundet që një artist i huaj dhe jo-rezident në Shqipëri të aplikojë për një grant?

Përfituesi i një granti të SCFA duhet të jetë i bazuar në Shqipëri.

 

Në pikën C të seksionit 7 të udhëzuesit të aplikimit, kërkohet portofoli i punëve të një artisti. A presupozon kjo që puna për realizimin e projektit aplikues të ketë nisur paraprakisht?

Kjo nuk presupozon që puna për realizimin e projektit aplikues të ketë nisur paraprakisht. Portofoli i punëve të artistit përmban shembuj të punëve të mëparshme, por nuk përjashton mundësinë e shembujve nga punë që janë në realizim e sipër.

 

A mundet një organizatë me eksperiencë të gjatë të propozojë një projekt që përfshin një brez të ri artistësh bashkëkohorë?

Në këtë rast, organizata mundet të propozojë një projekt që dizenjohet dhe implementohet nga artistët e rinj, duke shërbyer si strukturë mbështetëse ose lehtësuese. CV-të, portofoli i punëve dhe përshkrimi i aktivitetit artistik të artistëve të përfshire, do të kërkohen.

 

A mundet një palë e tretë të aplikojë në emër të artistit?

Një palë e tretë mund të aplikojë në emër të artistit.

 

A është thirrja “PRODHIMI DHE EKSPOZIMI I PUNIMEVE TË ARTIT BASHKËKOHOR” një program rezidence? A mundem të marr pjesë në projekt si artist rezident?

Thirrja e dytë e granteve lokale nuk është një program rezidence. SCFA nuk ofron hapësirë pune apo jetese për përfituesit e grantit. Megjithatë, granti mund të mbështesë kosto që lidhen me hapësira të përkohshme pune përgjatë afatit të realizimit të projektit.

 

Çfarë nënkuptohet nga termi “aktor i pavarur kulturorë në zhvillim” (emerging independent cultural actor)?

Një aktor kulturor i pavarur në zhvillim, është një artist apo organizatë kulturore e pavarur, në fazat e hershme të karrierës ose aktivitetit të tyre të cilët janë prezent për skenën kulturore apo audiencat, por ende nuk kanë krijuar një reputacion të fortë në mesin e kritikëve të artit, blerësve të artit, galerive të artit, audiencës masive, mediave, etj.

 

Kohëzgjatja totale e një albumi muzikor të krijuar sipas kërkesave të thirrjes “PRODHIMI DHE PROMOVIMI I MUZIKËS ALTERNATIVE” është 30-45 minuta. A është i përcaktuar numri i këngëve dhe kohëzgjatja e secilës këngë?

Numri i këngëve dhe kohëzgjatjet e tyre nuk janë të përcaktuara prej nesh.

 

Afati për realizimin e një albumi muzikor të krijuar sipas kërkesave të thirrjes “PRODHIMI DHE PROMOVIMI I MUZIKËS ALTERNATIVE” është 4 muaj. A kërkohet që ky album të realizohet në 4 muaj?

Produksioni dhe publikimi i albumit duhet të përfundojë brenda afatit prej 4 muajsh nga lidhja e kontratës së grantit.

 

Projekti me të cilin dëshirojmë të aplikojmë është regjistrimi dhe promovimi i një kori. A i plotëson projekti jonë kushtet e thirrjes suaj?

Thirrja adreson ekskluzivisht rrymën e muzikës alternative (si psh. Rock alternativ), realizuar nëpërmjet instrumentave dhe efekteve elektronike. Thirrja nuk përcakton kritere mbi numrin e vokalistëve apo zërave.

 

A mbështet thirrja “PRODHIMI DHE PROMOVIMI I MUZIKËS ALTERNATIVE” prodhimin e një albumi të zhanrit metal?

Thirrja “PRODHIMI DHE PROMOVIMI I MUZIKËS ALTERNATIVE” orientohet kundrejt prodhimint dhe promovimit të muzikës së zhanreve alternative, si psh. Rock Alternativ, por nuk përjashton zhanre të përafërta brenda së njëjtës familje.

 

A mundem të përfshij në albumin muzikor që i përgjigjet thirrjes “PRODHIMI DHE PROMOVIMI I MUZIKËS ALTERNATIVE” këngë apo pjesë muzikore të prodhuara dhe publikuara më parë?

Këngët apo pjesët muzikore të publikuara përpara periudhës së realizimit të projektit, nuk mund të përfshihen në projektin e mbështetur nga SCFA.

A përfshin thirrja “PRODHIMI DHE PROMOVIMI I MUZIKËS ALTERNATIVE” regjistrim të muzikës klasike?

Jo, thirrja “PRODHIMI DHE PROMOVIMI I MUZIKËS ALTERNATIVE” nuk e përfshin regjistrimin e muzikës klasike.