Misioni

Fondi Kulturor Zviceran është i dedikuar për zhvillimin e skenës artistike në Shqipëri duke u angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e projekteve kulturore.

Misioni ynë është të promovojmë dhe të përkrahim rëndësinë e artit dhe kulturës në shoqëri duke mbështetur aktorët kulturorë në punën e tyre, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin kulturor.

Në këtë kuadër, Fondi Kulturor Zviceran ka një fokus të veçantë në ngritjen e kapaciteteve të artistëve te rinj në Shqipëri dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.