Rezultatet e përzgjedhjes për thirrjet e vitit 2022

Në vijim të thirrjeve të publikuara në 25 prill për:

  • Propozime grantesh për veprimtari kulturore;
  • Konsulencë për ngritjen e kapaciteve;

fondi Kulturor Zviceran ka kënaqësinë të shpallë aplikantët e suksesshëm. Të gjithë aplikimet u vlerësuan me kujdes nga një bord trepalësh që përfaqëson SCF, SDC dhe ekspert të pavarur. Shfrytëzojmë rastin për të falënderuar edhe një herë të gjithë ata që aplikuan në thirrjet tona për 2022. Ne morëm një numër të lartë të aplikimesh cilësore dhe vendimet nuk ishin të lehta. Propozimet fituese janë:

Thirrja e Granteve 2022

  1. Elsa Demo – Kur dritat fiken

Cikël shkrimesh në gjininë e analizës, kritikës (recensionit) dhe esesë për ngjarjet kulturore e artistike në Tiranë dhe në ato qytete ku zhvillohen ngjarje.

2. Bes Bitraku – Mbi të qenin burrë, një pikëpamje feministe

Një shfaqje teatrore origjinale që trajton një problematikë të rëndë sociale, atë të të qenit i ngritur me konceptet tradicionale të maskulinitetit në Shqipërinë periferike. Shfaqja do të trajtojë fëmijërinë kundrejt mizogjinisë, traditës dhe partiarkalizmit.

3. Olsi Hoxha – Foto rasti

“Foto rasti” është një projekt fotografik analog i orientuar nga komuniteti, i cili synon një publikim fotografik bashkëkohor, përmes përfshirjes së talenteve të reja nga të rinjtë dhe komunitetet e margjinalizuara. Puna do të prodhohet nga talentet nën drejtimin e ekspertit Jochen Rohnen.

4. Robert Bisha – Në rugë, piano solo

Turneu i koncerteve solo të pianos “Në rrugë” nga Robert Bisha lind nga dëshira për të decentralizuar aventurat artistike nga kryeqyteti në fshatrat pothuajse të pavërejtur në Malesi, Zadrime dhe Mirditë. Një piano në kamionçinë u prezantohet fëmijëve të fshatit por edhe të rriturve.

5. Klaudia Piroli – Pa zë

“Pa zë” nga Amy Nostbakken dhe Norah Sadava, me regji të Klaudia Piroli synon ta bëjë teatrin sa më të aksesueshëm për të margjinalizuarit dhe të rrisë ndërgjegjësimin në komunitetet e largëta për të drejtat e grave.

6. Mardit Lleshi, Bledi Boraku – Saggio

Një turne koncertesh që synon të promovojë krijimtarinë autentike të muzikës bashkëkohore. Bazuar në titullin e veprës “Saggio” (përdorur në muzikën klasike për qëllime skolastike) autorët synojnë ta trajtojnë konceptin nga këndvështrimi i kundërt i tij, duke shkuar përtej kontureve tradicionale të muzikës.

7. Sabian Hasani – Trashëgimia kulturore e Shqipërisë përmes lentes sime

Një seri fotografike e vendeve të ndryshme të trashëgimisë kulturore për të promovuar vlerën dhe eksplorimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri mes vendasve

8. Trio Reve – Romantikët e muzikës klasike shqiptare

Trio Rêve do të organizojë katër koncerte nën titullin “Romantikët e Muzikës Klasike Shqiptare”, duke promovuar muzikën autentike shqiptare të aranzhuar për trio klasike dhe të ofruar në vende publike për një qasje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Konsulencë për ngritje kapacitetesh

Në meritë të efikasitetit buxhetor, kualifikimit, cilësisë dhe qartësisë së propozimit, bordi vlerësues zgjodhi SEKTRA-n si konsulent për ngritjen e kapaciteteve.