Afat i zgjatur: Thirrje për organizimin e sesioneve të informimit, eventeve të networking dhe ndërtimit të komunitetit

Data të rëndësishme

Hapja e thirrjes: 04.05.2021

Afati i fundit për aplikime: 14.06.2021

Afati i fundit për të paraqitur pyetjet: 24.05.2021

Swiss Cultural Fund ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për organizimin e sesioneve të informimit, eventeve të networking dhe ndërtimit të komunitetit.
Një Rishikim dhe Opinion i Ekspertëve mbi Efektivitetin e fazës së parë të Fondit Kulturor Zviceran rekomandoi një strategji më të fortë të komunikimit, në mënyrë që të garantojë një angazhim më të madh të komunitetit.Bazuar në këtë koment, ekipi i SCF po punon për të hartuar dhe zbatuar:

  • Sesione informimi mes SCF dhe anëtarëve të komunitetit të skenës së pavarur kulturore;
  • Evente networking, ndërmjet SCF, përfituesve të granteve, aktorëve kulturorë dhe audiencës së përgjithshme;
  • Angazhim komuniteti përmes forcimit të pranisë së SCF në mediat sociale dhe web.

Për të arritur qëllimet e lartpërmendura, SCF po kërkon të kontraktojë një konsulent të kualifikuar.
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni udhëzimet e aplikimit në linkun e mëposhtëm