Sesion informimi dhe diskutimi mbi thirrjet e 2021

Në përgatitje të publikimit të thirrjeve të vitit 2021 të aplikimeve për grante, Fondi Kulturor Zviceran ka kënaqësinë të ftojë artistë dhe profesionistë të tjerë të skenës së pavarur kulturore në një sesion ndërveprues informacioni dhe diskutimi.
Objektivi i SCFA në këtë takim është që të marrë sugjerime nga anëtarë të komunitetit mbi fusha potenciale interesi dhe tipologji projektesh që mund të mbështeten nëpërmjet skemës sonë të granteve në afate realiste, buxhete dhe brenda kufizimeve të lidhura me pandeminë.
Zëri juaj është i rëndësishëm për ne. Nëse dëshironi të merrni pjesë, jeni të lutur të ruani datën dhe të konfirmoni pjesëmarrjen duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm.

https://forms.gle/3Nm5NNZ8YsiVz9TS9

E hënë 29 Mars 2021

11:00 AM – 12:00 PM