Thirrje e hapur për propozime për grantet e vitit 2021

Data të rëndësishme

Hapja e thirrjes: 04.05.2021

Afati i fundit për aplikime: 04.06.2021

Afati i fundit për të paraqitur pyetjet: 24.05.2021

Swiss Cultural Fund ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për propozime për grantet e vitit 2021.
Kjo thirrje është e hapur për aplikantë që bëjnë pjesë në një nga kategoritë e mëposhtme:

  • Artistë ose ekspertë të kulturës (individë) të rinj ose në zhvillim, aktiviteti i të cilëve lidhet me skenën kulturore të pavarur shqiptare;
  • Grupime joformale të artistëve ose ekspertëve të kulturës të rinj ose në zhvillim. Në këtë rast, një individ i vetëm duhet të përfaqësojë grupin;
  • Organizata, veprimtaria dhe fusha e punës së të cilave lidhen me skenën kulturore të pavarur shqiptare. Organizatave u kërkohet të hartojnë propozime që përfshijnë artistë ose ekspertë të kulturës të rinj ose në zhvillim;

SCF fton aplikantët e kualifikuar të paraqesin propozime bazuar në fushat tematike të mëposhtme:

  1. Bashkëpunimi nëpër-disiplinor
  2. Bashkëpunimi midis videografëve dhe artistëve të performancës për prodhimin e shfaqjeve të filmuara;
  3. Bashkëpunimi midis artistëve pamorë dhe artistëve të performancës për prodhimin e projekteve artistike që përfshijnë video-instalacione ose film;
  4. Bashkëpunimi midis studiuesve të trashëgimisë kulturore, artistëve të performancës dhe kineastëve për ri-interpretimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore jomateriale.
  5. Teatri jashtë një ndërtese teatri
  6. Dokumentimi dhe promovimi i artistëve bashkëkohorë shqiptarë
  7. Prodhimi, dokumentimi dhe ekspozimi i projekteve të artit digjital

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni paketën e aplikimit në linkun e mëposhtëm