Thirrje për konsulencë mbi ngritjen e kapaciteteve

Data të rëndësishme

Hapja e thirrjes: 25.04.2022

Afati për aplikime: 25.05.2022

Afati i fundit për të paraqitur pyetjet: 15.05.2022

Swiss Cultural Fund ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për konsulencë mbi ngritjen e kapaciteteve.

Nën shtyllën e Ngritjes së Kapaciteteve përfshihen Paketa Trajnimi për të gjithë Aplikantët për Grante:

●          Paketa e Trajnimit 1 përfshin trajnime të shkurtra në:

o   Shkrim propozimi për aplikim grantesh;

o   Njohuri mbi thirrjet SCF dhe proceset e aplikimit;

o   Përdorim i mjeteve digjiitale në Art dhe Kulturë për të dokumentuar dhe promovuar evente kulturore dhe produkte artistike.

●          Paketa e Trajnimit 2 përfshin trajnime të shkurtra në:

o   Menaxhim projektesh nën mbështetjen e SCF;

o   Organizim eventesh dhe logjistike;

o   Strategji komunikimi;

o   Menaxhim Financiar;

o   Raportim narrativ dhe financiar.

Ky program është krijuar për të ofruar trajnime se si të shkruhen projekt propozime me temë kulturore dhe si të përdoret teknologjia në këtë fushë, për artistët e rinj, organizatat dhe aktorët e tjerë sektorialë, dhe t’i pajisë ata me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të arritur cilesi në fushën kulturore. Trajnimet synojnë të jenë të përshtatshme për komunitetin lokal të artit.Instrumenti i Ngritjes së Kapaciteteve synon veçanërisht artistë të rinj dhe në zhvillim që do të jenë të interesuar të aplikojnë për projektet në kuadër të thirrjeve lokale për aplikime, që do të publikohen gjatë këtij projekti ose projekteve të tjera të ngjashme.


Nëpërmjet kësaj thirrjeje, SCF kërkon të kontraktojë një konsulent ose organizatë që të plotësojë kërkesat e përmendura në vijim.
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni udhëzimet e aplikimit në linkun e mëposhtëm