Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri dëshiron të njoftojë aplikuesit e Thirrjes së Gjashtë të Granteve Lokale dhe Thirrjes së Tretë të Granteve Rajonale mbi një vonesë në publikimin e fituesve.

Rezultatet e të dy thirrjeve pritet të publikohen në mes të muajit Maj.

Dëshirojmë t’ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin.

DATA E PUBLIKIMIT: 23 Janar 2020

AFATI PËR APLIKIME: 1 Prill 2020

KONTAKT: [email protected]

Në kontekstin e fuqizimit të dialogut ndërkufitar dhe forcimit të mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet artit në Ballkanin Perëndimor, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri fton organizatat kulturore vendase dhe rajonale të paraqesin propozime për hartimin dhe zbatimin e një Programi Rezidence Artistike që mbështet këtë aspekt.

Misioni i fondit është që të bashkojë një grup artistësh të talentuar nga përvoja dhe vende të ndryshme të rajonit dhe t’u ofrojë atyre hapësirën, kohën dhe kontekstin për të prodhuar vepra arti, që eksplorojnë dhe analizojnë marrëdhëniet dhe bashkëjetesën, pavarësisht mospërputhjes politike.

Aplikimet janë të mirëpritura nga organizata kulturore nga Shqipëria ose rajoni, me përvojë të dëshmuar në organizimin, menaxhimin ose të qenit partner në programe të mëparshme rezidence artistike.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, jeni të lutur të lexoni me kujdes udhëzimet e aplikimit përpara se të dorëzoni propozimin tuaj.

Në rast pasigurish, jeni të lutur të dërgoni pyetjet tuaj brenda datës 20 Mars 2020 në [email protected].

Në vijim të thirrjes së pestë të granteve lokale dhe thirrjes së dytë të granteve rajonale të Fondit Kulturor Zviceran në Shqipëri, në vijim po paraqesim projektet e përzgjedhur për mbështetje.

Shfrytëzojmë mundësinë për të falënderuar çdo aplikues për kohën, energjinë, përfshirjen dhe interesin! E mirëpresim dhe e inkurajojmë secilin prej jush për të aplikuar në thirrjet tona të ardhshme.

Thirrja e 5-të e granteve lokale: Punëtori e produksionit muzikor

Individi/Organizata: Herta Basha

Granti: Grant lokal për konceptimin dhe zhvillimin e një punëtorie për produksionin muzikor

Kohëzgjatja e zbatimit : 1 muaj

Përshkrimi:

Punëtori e regjistrimit të muzikës në studio, që konsiston në teori mbi regjistrimin, performancën, harmonitë – me fokus në muzikën rok – si dhe në praktikë në studio regjistrimi për një grup muzikantësh të rinj. Punëtoria do të drejtohet nga muzikanti Bojken Lako dhe një ekip mbështetës.

Thirrja e 2-të e granteve rajonale: Program Rezidence Artistike

Individi/Organizata: Zeta Center

Granti: Grant rajonal për konceptimin dhe zbatimin e një programi të rezidencës artistike

Kohëzgjatja e zbatimit : 90 Ditë

Përshkrimi:

Program rezidence artistike në Tiranë në fushën e arteve pamore. Artistët pjesëmarrës do të ftohen nëpërmjet organizatave partnere të konfirmuara nga rajoni dhe do të përzgjidhen nga një grup prej 16 kandidatësh të propozuar. Folës të ndryshëm nga temat përkatëse do të prezantojnë ligjërata, punët e tyre dhe diskutime.

Programi do të zgjasë katër javë. Me kërkim gjatë javës së parë, planifikim dhe punë gjatë javës së dytë dhe të tretë dhe përgatitje të ekspozitës në javën e fundit.

Ekspozita finale në Zeta Galeri në Bllok do të qëndrojë e hapur për dy javë.

 

DATA E PUBLIKIMIT: 2 Gusht 2019

AFATI PËR APLIKIME: 30 Shtator 2019

AFATI I ZGJATUR: 15 Tetor 2019

KONTAKT: [email protected]

Muzika është një formë e ndërlikuar e artit. Si e tillë, ajo sjell sfida logjistike. Për artistët e rinj në Shqipëri, këto sfida mund të bëhen pengesë, duke i dekurajuar ata nga hulumtimi i talentit dhe aftësive të tyre.

Edhe pse institucionet arsimore publike dhe private ofrojnë një farë infrastrukture, ka mungesë të një atmosfere bashkëpunimi të pavarur, në të cilën artistët e rinj dhe në zhvillim të mund të punojnë, bashkëpunojnë dhe të prodhojnë së bashku.

Nëse muzika me vlera të larta artistike mbështetet, ajo mund të ndikojë mbi shoqërinë dhe të krijojë mundësi zhvillimi.
Në Shqipëri ekziston një numër i konsiderueshëm artistësh të rinj dhe premtues në zhanret e rokut, xhazit, muzikës alternative dhe asaj elektronike.

Ndaj, për të mbështetur krijimtarinë mes muzikantëve të rinj, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri, fton organizatat e sektorit të kulturës, që të paraqesin propozime për një punëtori të produksionit muzikor (PPM), përmes së cilës, një grup muzikantësh të rinj të mund të krijojnë dhe të eksplorojnë kreativitetin e tyre me ndihmën e logjistikës dhe mbikqyrjes së kualifikuar.

Aplikimet janë të mirëpritura nga organizatat kulturore me përvojë të dëshmuar në këtë fushë.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, jeni të lutur të lexoni me kujdes udhëzimet e aplikimit përpara se të dorëzoni propozimin tuaj.

DATA E PUBLIKIMIT: 2 Gusht 2019

AFATI PËR APLIKIME: 30 Shtator 2019

AFATI I ZGJATUR: 15 Tetor 2019

KONTAKT: [email protected]

Në kontekstin e fuqizimit të dialogut ndërkufitar dhe forcimit të mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet artit në Ballkanin Perëndimor, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri fton organizatat kulturore vendase dhe rajonale të paraqesin propozime për hartimin dhe zbatimin e një Programi Rezidence Artistike që mbështet këtë aspekt.

Misioni i fondit është që të bashkojë një grup artistësh të talentuar nga përvoja dhe vende të ndryshme të rajonit dhe t’u ofrojë atyre hapësirën, kohën dhe kontekstin për të prodhuar vepra arti, që eksplorojnë dhe analizojnë marrëdhëniet dhe bashkëjetesën, pavarësisht mospërputhjes politike.

Aplikimet janë të mirëpritura nga organizata kulturore nga Shqipëria ose rajoni, me përvojë të dëshmuar në organizimin, menaxhimin ose të qenit partner në programe të mëparshme rezidence artistike.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, jeni të lutur të lexoni me kujdes udhëzimet e aplikimit përpara se të dorëzoni propozimin tuaj.

Në rast pasigurish, jeni të lutur të dërgoni pyetjet tuaj brenda datës 10 Tetor 2019 ora 24:00 në [email protected].

Në vijim të thirrjes së katërt për grante lokale të Fondit Kulturor Zviceran në Shqipëri, shpallim projektet e përzgjedhur për financim, si më poshtë.

Edhe njëherë do të dëshironim të falënderonim të gjithë aplikuesit!

1. Zëri i një libri

Individi/Organizata: Orbis

Tema e Interesit: Letërsi

Kohëzgjatja e Zbatimit: 3 Muaj | 15 Shtator- 15 Dhjetor 2019

Përshkrimi:

Audio-libër i librit “Rrno vetëm për me Tregue” nga At’ Zef Pllumi. At Zef Pllumi ka qenë një nga shumë klerikët e përndjekur, të torturuar dhe të burgosur nga sistemi komunist, si pjesë e luftës kundër besimit fetar. Ai kaloi pjesën më të madhe të viteve të tij në burgje dhe kampe të ndryshme internimi, nëpër Shqipëri. Puna e tij me tre vëllime është një dokumentim i pasur i vuajtjes që të burgosurit politikë kaluan mes fundit të viteve 40 dhe fillimit të viteve 90

 

2. Kostoja e ekocidit të pyjeve në Shqipëri

Individi/Organizata: Ajet Rira

Tema e Interesit: Photography

Kohëzgjatja e Zbatimit : 110 Ditë| 08 Korrik – 30 Tetor 2019

Përshkrimi:

Projekt fotografik dokumentar mbi 25 vite shpyllëzim në parkun kombëtar të Lurës.

3. PreservingAlbania

Individi/Organizata: Jora Kasapi

Tema e interesit: Trashëgimi Kulturore

Kohëzgjatja e zbatimit: 120 Ditë | 10 Korrik – 10 Nëntor 2019

Përshkrimi:

Projekt kërkimi, dokumentimi dhe hartëzimi (mapping), që promovon arkitekturën vernakulare të banesave shqiptare në zonat rurale dhe urbane.

4. “Waiting Room” performancë dansi bashkëkohor

Individi/Organizata: Rosella Pellicciotti

Tema e interesit: Arte performimi

Kohëzgjatja e Zbatimit : 120 Ditë | 1 Gusht – 30 Nëntor 2019

Description:

Projekt dansi bashkëkohor dhe dans-deatri mes Rosella Pellicciotti, Robert M.Hayden (koreograf) dhe Bledi Boraku (muzikant), fokusuar mbi temën e pritjes dhe humbjes së kohës.

5. “Squeezing Life”

Individi/Organizata: Lediona Kasapi

Tema e Interesit: Projekte artistike ose të trashëgimisë kulturore, mbi temën e pemës së ullirit.

Kohëzgjatja e Zbatimit : 90 Ditë | 30 Korrik – 30 Tetor 2019

Description:

Dokumentar i shkurtër jo-narrativ mbi bashkëjetesën mes Shqiptarëve të jugut dhe pemës së ullirit. Do të xhirohet në Berat dhe Vuno, ku edhe shfaqen aspekte të ndryshme të kultivimit të ullirit.

Nuk është përzgjedhur asnjë projekt nga tema e intersit “Art Pamor”.

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri mundësoi performancën inovatore “Kafsha e Keqe” në hapësirën e artit bashkëkohor Bazament nga kolektivi Haveit

Problematika sociale e edukimit dhe efektet e mallkimeve të prindërve mbi fëmijët e tyre, u reflektuan në mbrëmjen e së Enjtes në hapësirën e artit bashkëkohor Bazament. “Kafsha e Keqe” nga kolektivi Haveit ndërthur instalacionin artistik me performancën, për të përcjellë mesazhin kyç.

“Artistët e rinj dhe të sapodalë në Shqipëri mundohen”, tha Z. Philipp Keller, zëvendës shefi i misionit në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri. “Fondi Kulturor Zviceran ka synim të krijojë lidhje më të forta mes artit dhe kulturës nga vende të ndryshme – në rajon dhe më tej”, shtoi ai.

“Çfarë quajmë art bashkëkohor është arti i kësaj epoke. Një reflektim i së tashmes, i shoqërisë sonë sot dhe këtu. Së bashku me ekspertët tanë, ne pamë tek Bazament, një prurje premtuese në fushën e artit bashkëkohor.”, tha Kleidi Eski, përfaqësues i Fondit Kulturor Zviceran.

“Mbështetja nga Fondi Kulturor Zviceran na ka siguruar liri të plotë krijuese në realizimin e projektit”, tha Genti Korini, bashkëthemelues i Bazament.

Së bashku me një komunitet vizitorësh të rregullt të galerisë, të pranishëm në aktivitet ishin me dhjetëra artistë dhe përfaqësues të sektorit të kulturës.

Gjatë performancës së hapjes, në shtatë tabela LED u shfaqën fraza dhe fjalë mallkimesh të mbledhura nga zhargoni i familjeve shqiptare. Ndërkohë, katër artistet qëndronin të palëvizura në qoshet e dhomave të galerisë, duke mbajtur në duar fshesa me korrent. Me një vështrim të ngrirë dhe distant, dyshet e motrave Hana dhe Vesa Qena si dhe Alketa dhe Lola Syla ndiznin dhe fiknin herë pas here fshesat me korrent, në ironi me punët e amvisave.

Instalacioni artistik i objekteve të performancës do të ekspozohet në Bazament Art Space deri në datën 24 Tetor.

Fondi Kulturor Zviceran është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili synon të mbështesë artistë të rinj dhe të sapodalë përmes granteve, programeve të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të kapaciteteve. Projekti zbatohet nga Centre for Business Technology and Leadership (CBTL).

Në vijim të thirrjes së dytë të Fondit Kulturor Zviceran në Shqipëri, njoftojmë si me poshtë projektet e përzgjedhura për financim:

1. 12 Ura

Individi/Organizata: Vitmar Basha

Tema e Interesit: Prodhim ose promovim i muzikës alternative

Kohëzgjatja e Zbatimit : 4 Muaj | 1 Korrik – 1 Nëntor 2018

Description: Prodhimi dhe promovimi i një albumi solo, që përmban këngë të shkruara dhe të interpretuara nga artisti.

2. Gjithmonë flas me gojën plot

Individi/Organizata: Bazament

Tema e Interesit: Prodhimi dhe ekspozimi i punimeve të artit bashkëkohor

Duration of Implementation : 24 Ditë | 12 Korrik – 5 Gusht 2018

Description: Bashkëpunim me hapësirës Bazament and kolektivit artistik Haveit, në zhvillimin e një performance dhe prodhimin e një videoinstalacioni.